English

Kosove - Ne Samitin E Kater Presidenteve Perfundojne Takimet Zyrtare Bilaterale

E PREVALLË (PRIZREN), 26 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Në samitin e liderëve të rajonit në Prevallë të Prizrenit - Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidentit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, sapo kanë përfunduar takimet zyrtare bilaterale, të zhvilluara gjatë paraditës. Fillimisht janë takuar Sejdiu - Ivanov, pastaj Topi - Vujanoviç dhe Sejdiu - Topi. Në vazhdim janë takuar Ivanov - Vujanoviç, pastaj Sejdiu - Vujanoviç dhe Topi - Ivanov. Gjatë takimeve bilaterale nuk ka patur prononcime për median. Takimi i përbashkët i të katër presidentëve të rajonit do te mbahet nga ora 15:00 deri ne 17:00, pas të cilit priten edhe deklaratat e tyre në një konferencë të përbashkët për shtyp. /a.ke/
KOMENTE