English

Kosovë - Përfundon Takimi I Katër Presidentëve Të Rajonit, Vlerësohet Lart Samiti

PREVALLË - PRIZREN, 26 Qershor /ATSH-B.Jashari/. - Takim të hapur, shumë të mirë dhe konstruktiv e kanë vlerësuar katër presidentët e rajonit, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, samitin në Prevallë të Prizrenit, pas një takimi të përbashkët sot pasdite, i cili ka pasuar takimet bilaterale të paraditës. "Ne kemi konstatuar së bashku që është forcuar ndjeshëm dialogu politik midis vendeve tona", tha Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në konferencën e përbashkët për shtyp të katër presidentëve pak më parë. "Bashkëpunimi ynë do t'i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal", theksoi Presidenti Topi, i cili vlerësoi lart arritjet e Kosovës gjatë pak më shumë se dy viteve të pavarësisë. Presidentët e rajonit e vlerësuan të shkëlqyer organizimin e samitit nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. /s.s./
KOMENTE