English

Kualifikimi në Botëror i Kilit, 7 të plagosur dhe 140 të arrestuar

Santiago, 26 qershor, NOA – Festimet për kualifikimin e Kilit në Kampionatin Botëror kanë degjeneruar në dhunë masive në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Sipas policisë nga festimet entuziaste janë plagosur shtatë persona dhe janë arrestuar 140.

Incidentet kanë nisur në sheshin më të madh të kryeqytetit kilian ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të parë ndeshjen në një ekran gjigant.

Policia kishte marra masat duke vënë në shërbim më shumë se 1400 policisë. Por entuziazmi i ‘përzierë” me alkolin e pirë jashtë normave ka bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të nis mosbindja masive ndaj forcave të rendit.

Përplasja me policinë solli 7 të plagosur nga shkopinj e gomës dhe 140 tifozë që mund të shohin ndeshjen e radhës në ekranet e burgjeve.

Gjithësesi polici ka thënë se dënimi për të arrestuarit nuk do të jetë i rëndë. Mes të plagosurve kanë qenë dhe dy agjentë policie.

NOA

KOMENTE