English

Kukës: Nisin Punimet Për Ndërtimin E Stadiumit Të Futbollit

KUKËS, 26 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Nis faza e parë e punës për rikonstruksionin tërësor të fushës së futbollit në qytetin e Kukësit, me synimin për ta kthyer atë në një stadium me standarte bashkëkohore. Duke e bërë të ditur kete për ATSH-në, kryetari i bashkisë, Hasan Halilaj, tha se "këto punime janë vetëm një pjesë e programit tonë për kompleksin sportiv të qytetit. Investimi për fazën e parë të punimeve është një bashkëfinancim i FSHF-së e bashkisë së Kukësit, prej 30 milion lekësh, ndërsa garancia e tapetit me bar sintetik do të jetë 10 vjet". Në fazën e parë do të bëhet dranazhimi i fushës, ndërsa më pas do të bëhet shtrimi i tapetit sintetik, me garanci deri në 10 vjet. Të gjitha punimet për shtrimin e tapetit sintetik të fushës do të zgjasin deri në mesin e korrikut, që fusha të jetë e gatshme për fillimin e kampionatit të ardhshëm të futbollit. "Faza e dytë e punimeve konsiston në ndërtimin e shkallëve të stadiumit e të mjediseve të tjera të tij. Për fazën e dytë kemi të gatshëm projektin, ndërsa po punojmë për gjetjen e donatorëve", tha Halilaj. Ekipi i Kukësit ndodhet në grupin A të kategorisë së dytë./ch/
KOMENTE