English

Maradona: Italisë i munguan Toti dhe Del Piero

Johanesburg, 26 qershor, NOA – “Më vjen keq që Italia iku, sepse në një Botëror një skuadër si ajo nuk mund të ndalet që në fazën e parë”. Me këto fjalë trajneri i kombëtares argjentinase, Diego Armando Maradona, ka përshkruar humbjen e Italisë dhe largimin e saj nga Afrika e Jugut.

Por me syrin e një eksperti Maradona ka bërë vënë në dukje dhe defektet e Italisë.

“Shihej që Italisë i mungonte diçka, në mënyrë të veçantë nuk e çonte topin përpara, nuk kishte ritëm. Do të duhej që të kishte lojtar si Toti ose Del Piero”, u shpreh Maradona.

Ai ka shtuar se nuk kishte ndërmend i bënte kritika Lipit. Ai ka shtuar se Italia ishte mirë në mbrojtje.

NOA/ANSA.

KOMENTE