English

Meksi: Qeveria s’ka para për të rritur pagat

Tiranë, 26 qershor, NOA Update – Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi e ka cilësuar demagogji premtimin e qeverisë për rritje të pagave gjatë këtij viti. Në takimin e parë të Bordit Ekonomik të PS, Meksi ka theksuar se buxheti i shtetit është në fazën e tij me kritike.

Ajo është ndalur në premtimin për rritje pagash dhe pensionesh duke theksuar se dhe vitin e kaluar, ekonomia e vendit tonë ka qenë në nivele kritike.

“Ku do gjendet paratë për të rritur pagat, ku do gjenden paratë për investimet e qeverisë?”, u shpreh Meksi pasi bëri një analiza të të ardhurave të buxheti të shtetit.

Ajo theksoi se ky është një mashtrim i qeverisë, pasi “vitin e kaluar qeverisë i ka mbetur vetëm 1 miliardë lekë për të rritur pagat, për të bërë investime”.

NOA

KOMENTE