English

Një Tërmet 6.9 Ballë Godet Ishujt Solomon

SIDNEI, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi sot zonat pranë ishujve Solomon në Oqeanin Paqësor, njoftoi Instituti amerikan i gjeofizikës "USGS". Rreziku për cunami është përjashtuar. Tërmeti goditi në orën 16:30 (0530 GMT), në një thellësi prej 30 kilometrash me epiqendër rreth 40 kilometra në jugperëndim të Kira Kira, në ishullin Makira dhe 224 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Solomonëve, Honiara, njoftoi USGS. /e.v/
KOMENTE