English

Operacioni Aventura, kapen dy persona që vodhën një makinë ndërsa ecte

Durrës, 26 Qershor NOA - Kanë ndaluar duke u zënë rrugën ndërsa udhëtonin me makinën e tyre dy kosovarë dhe i kanë detyruar të zbresin prej saj, ndërsa më pas janë furnizuar në një pikë karburanti dhe nën kërcënimin e armës, janë larguar pa paguar asnjë lek.

Ky është akti i kryer prej dy personave, i cili më pas u ka kushtuar edhe arrestimin në flagrancë nga forcat e policisë Durrësit, lajm ky që konfirmohet prej këtyre të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA.

Ato sqarojnë sesi automjeti i vjedhur është i markës BMV, e drejtuar nga kosovari me inicialet A.Z., në të cilin udhëtonte si pasagjer edhe një person tjetër, ndërsa makina personale e dy grabitësve ishte një Volvo me targa BC 830 EA.

Ndërsa të arrestuarit në flagrancë për vjedhjen me dhunë të një autoveture, mësohet se janë Luan Shahini, 20 vjeç, lindur dhe banues në Sallmone Shijak dhe 17-vjeçari me inicialet L.Ll., lindur në Peshkopi dhe banues në “4 Rrugët Shijak”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, orët e vona të natës,

Ndërsa dy të lartpërmendurit janë arrestuar nën operacionin me emrin “Aventurë”.

Të njoftuara menjëherë nga të dëmtuarit, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes duke ngritur pika kontrolli në akse të ndryshme rrugore.

Kapja e autorëve të grabitjes u bë e mundur në qytetin e Bulqizës, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale autovetura tip BMV me ngjyrë të gjelbër, pa targa, autovetura tip Volvo me targa BC 830 EA, 2 automatikë dhe 4 krehëra automatiku me fishekë.

Aktet proceduriale të përpiluara në ngarkim të dy shtetasve në fjalë për veprat penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE