English

Operacioni ‘Qershori 2010’ mbyll 31 lokale, kapen 26 persona pa dokumenta

Prishtinë, 26 Qershor, NOA – Plot 31 lokale të mbyllura dhe mëse 26 persona të identifikuar si pa dokumenta valide, ka qenë bilanci i një aksioni policor të koduar me emrin ‘Qershori 2010’.

I zbatuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ai ka patur si qëllim kontrollimin e lokaleve/bareve në të cilat punonin femra dhe punëtorë te ndryshëm, e që dyshohej se merreshin me trafikim apo shfrytëzoheshin për prostitucion.

Por plani operativ ka pasur po ashtu qellim primar çështjen e parandalimit dhe marrjen e masave pro-aktive në parandalimin e dukurisë së trafikimit me njerëz, ndërsa drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka bërë verifikimin për çështjen e zbatimit të ligjit për të huajt.

Kështu, inspektorët komunalë kanë bërë kontrollime dhe inspektime në baret dhe lokalet duke u mbështetur edhe në informatat se pronarët e këtyre bareve/lokaleve nuk i respektojnë procedurat dhe rregullat ligjore mbi kontratat e punëtorëve, kushtet e punës dhe të shëndetit, ku si rezultat janë mbyllur një numër i konsideruar i lokaleve të kontrolluara.

n.e/NOA

KOMENTE