Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 26 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të shtunën:
Gazeta " Panorama"
PENSIONET E USHTARAKEVE KATEGORITE QE PERFITOJNE
Ish-ushtarakët, edhe pse me pak rezerva janë të kënaqur nga rrëzimi i ligjit për pensionet e ish-ushtarakëve. Kreu i shoqatës së ushtarakëve , Mehdi Pogace, tregon se kush janë kategoritë e ushtarakëve në rezervë që do të përfitojnë nga ky ndryshim.
Tituj të tjerë:
Rama: Daul bëri fushatë për PD, do rifillojmë protestat.
PPE: Rama, kërkesa të reja sa herë që Berisha lëshon.
Gazeta " Shqip"
EDHE BULLGARET KERKOJNE MINORITET ETNIK NE SHQIPERI
Pas Bukureshtit, radha e Sofjes për të përfituar nga censusi.Lideri i VMRO nxit qeverinë.
Tituj të tjerë:
Rasti "Pango", Daul: Do e shkarkoja për 2 minuta
USAID: Ka rënë besimi i shqiptarëve te gjykatat.
Gazeta Shqiptare:
GENJESHTRA SHQIPTARE, ARME FALAS NE 2006, NE AFGANISTAN
Zbulohet pas 4 vitesh, vendimet e qeverise të mbajtuara sekret në kohën e marrë.
Tituj të tjerë:
Malaj: Si do veproja me krizën po të isha Ministër Financash
Historianët: Serbët po na provokojnë me toponimet,
Gazeta " Koha Jonë"
PPE: BERISHA I KA BERE LESHIME TE TEPERTA RAMES
Drejtuesit evropianë Martens, Frattini e Brok, apel PS që të respektojnë institucionet.
Tituj të tjerë:
Rama: Zgjidhje, ose do të nisim protestat.
Berisha: Rrugët rurale do t'i përfundojmë në 2013
Gazeta "Rilindja Demokratike"
EUROPA E IDENTIFIKON RAMEN SI PROBLEM PER AFRIMIN NE BE
PPE: Kërkesat e PS, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e gjyqësorit.
Tituj të tjerë:
Rama, tre vjet që nuk shkel në zyrën e Bashkisë.
Nishani: Reforma në drejtësi është një prioritet kryesorë.
Gazeta "Zëri i Popullit"
RAMA: PS NE PUSHTET DO TE ZHBEJE CDO LIKGJ TE PADREJTE TE QEVERISE BERISHA
Lideri i opozitës i ka kërkuar kryeqeveritarit të lexojë në mënyrë të drejtë rezolutën e Parlamentit Evropian.
Tituj të tjerë:
Pikat e rezolutës që nxijnë Berishën.
Zgjerohet harta e mjerimit, kriza rrit varfërinë.
Gazeta " Integrimi" :
SHQIPERIA MERITON HEQJEN E VIZAVE DHE INTEGRIMIN NE BE
Deklatatë e Partisë Popullore Evropiane: Vlerësojmë progresin e arritur nga qeveria shqiptare.
Tituj të tjerë:
Vasili: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në planifikimin familjar.
Daul: Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza brenda vitit 2010./e.xh/