Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINE, 26 Qershor/ATSH-B. Jashari/. - Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 26 qershor 2010:
Gazeta "Bota sot"
PËRVJETORI I FJALËS SË GUXIMSHME NË GJUHËN SHQIPE
15 vjet të gazetës kombëtare të gazetës kombëtare "Bota sot"
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Grupet kriminale hyjnë të koordinuara nga shërbimet sekrete serbe
Vendosja e ligjshmërisë në veri, prioritetet institucionale
Gazeta "Epoka e re"
LUFTËTARËT: EULEX-i JASHTË KOSOVËS
EULEX-i ta ndalë represionin ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Krejt KQZ-ja në Londër për aftësim
Parlamenti i BE-së përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën
Gazeta "Express"
INTEPRETIM ME NGJYRA
Gjykata e botës pritet ta thotë fjalën e vet për Kosovën më 22 korrik, por kjo ende nuk është datë zyrtare. Mendimi këshillëdhënës do të jetë në përputhje me realitetin dhe të drejtën ndërkombëtare. Opinionit të GJND-së, ndryshimin e vërtetë do t'ia japin politikanët, duke e interpretuar atë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi flet për Express.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
E vërteta për pensionet
Kujtohen pas një dite
Gazeta "Koha ditore"
EULEX-i NUK DESHI T"I NDALONTE SERBËT QË U FUTËN NË VERI
EULEX-i thotë se nuk ka ndërhyrë për t'i ndalur dhe legjitimuar qytetarët serbë që hynë dhunshëm përmes portës 1 në veri të Kosovës, me qëllim që të mos eskalonte situata. Ndërkohë, një polic i Kosovës ka raportuar se njësiti i xhandarmërisë franceze dhe gjashtë policë të tjerë të EULEX-it, vetëm kishin shikuar derisa serbët dhunshëm kishin hyrë në Kosovë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Milionat e parë të gurëve vullkanikë në Malishevë e Leposaviq
Presidenti Sejdiu përfundon në Gjykatën Kushtetuese
Gazeta "Kosova Sot"
SUSPENDOHET PËR HERË TË DYTË NËNKOLONELI THAÇI
Nënkoloneli i policisë, Nehat Thaçi, i cili muajt e fundit e ka udhëhequr regjionin e veriut të policisë kufitare, është suspenduar në fund të javës së kaluar për një kohë prej 48 orësh
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
"Dhuratat" zbulojnë skemën pasurore të pushtetarëve
Nis samiti presidencial i Prizrenit
Gazeta "Lajm"
NË "LUFTË" ME ANTENAT SERBE
Autoriteti Rregullativ i telekomunikacionit shumë shpejt do te ndërmarrë një aksion për eliminimin e 12 stacioneve të operatorëve ilegalë serbë. Zyrtarë të këtij institucioni thonë se janë duke i bërë përgatitjet e fundit. Për këtë opozita dyshon.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Mustafa me premtime boshe
A po luftohet krimi në QKUK?
Gazeta "Zëri"
LIGJ ME GABIM TEKNIK!
Deputetët nuk zgjedhin metoda për të përfituar pensionin diskriminues. Tani, moshën e pensionimit e shtyn për pesë vjet.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Keqmenaxhim në projektin e DANIDA-s
S'ka para për rezervat shtetërore /a.ke/