Pd Dënon Përpjekjet E Kryetarit Të Opozitës, Edi Rama Për Të Penguar Liberalizimin E Vizave
TIRANË, 26 Qershor /ATSH /. - Partia Demokratike dënoi sot përpjekjet e kryetarit të opozitës, Edi Rama dhe përkrahësve të tij për të penguar procesin e liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian.
Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike u shpreh të shtunën se "Edvin Rama dhe falangat e tij mercenare në mediat që ai kontrollin, ka ndërmarrë 2 - 3 ditët e fundit sulmet më të egra, më të ulta, më të pista, të denja vetëm për moralin e tij ndaj kryetarit të grupit më të madh parlamentar të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane, që qeveris sot 2/3 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njeriut që u solli shqiptarëve lajmin për votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë, Joseph Daul".
Në deklaratën për shtyp thuhet se "gjuha e përdorur nga Rama dhe mercenarët e tij në media, dëshmon se Edvin Kristaq Rama është sot më i zi se i ati i tij kur firmoste varjen e poetit Avzi Nela në sheshin qëndror të Kuëksit".
"Kjo gjuhë tregon urrejtjen patologjike të Edvin Kristaq Ramës dhe çakejve të tij që i kontrollon me paga e horrllëqe të tjera, dëshmon më së miri se për atë dhe bllokmenët e rinj çdo vendim që merret për të ndihmuar Shqipërinë i tmerron ata dhe zgjon në shpirtin e tyre demonët e etërve të tyre mizorë", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike./m.sh/s.s./