Poloni - Lech Walesa Rikonfirmon Mbështetjen Për Komorowskin
VARSHAVË, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti polak, Lech Walesa dhe shefi i sindikatës ''Solidaritet'' rikonfirmoi sot mbështetjen për kandidatin liberal, Bronislaw Komorowski një javë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 4 korrik në Poloni.
Sot është në interes të Polonisë të zërë një vend të rëndësishëm në Evropë në sajë të maturisë, parashikueshmërisë dhe fatit të negociatave, cilësive që Komorowski i mishëron plotësisht'', deklaroi për shtypin, Walesa në Gniezno ku arqipeshkvi Jozef Kowalczyk mori zyrtarisht detyrën si kryesheshkop i ri i Polonisë.
"Jam i bindur se do të ishte një zgjedhje e mirë nëse kjo do të bëhej nga bashkëatdhetarët e mi'', shtoi ai.
Komorowski, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë në katedralen Gniezno e falenderoi Lech Walesa për mbështetjen e tij.
Sipas një sondazhi të publikuar sot, Bronislaw Komorowski mund të fitojë turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53 për qind të votave nga 42 për qind për rivalin e tij, konservatorin, Jaroslaw Kaczynski./
/ec/ a.jor.