English

Poni: Rama Pengon Implementimin E Sistemit Te Adresave

TIRANE, 26 Qershor/ATSH-Mira Shkurta/. - Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ka akuzuar kryetarin e PS dhe njekohesisht kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama, se po pengon implementimin e sistemit te adresave. "Dje z. Rama u përpoq të mbulonte dështimin dhe paaftësinë për të implementuar sistemin e adresave me anë të një shfaqjeje butaforike, por të rrezikshme për qyrtetarët e Tiranës dhe projektin për sistemin e adresave", tha Poni sot ne nje deklarate per shtyp. "Sipas kalendarit dhe udhëzimeve të Ministrit të Brendshëm, Bashkia e Tiranës duhet të kishte përgatitur informacion të detajuar në sistemin GIS lidhur me emërtimin e pjesëve publike të territorit; rrugë, bulevarde, sheshe, si dhe numërtimin e çdo ndërtese sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi", tha ai. "Ajo qe Rama u perpoq te trumbetonte si sukses dje, eshte nje pune qe duhet te kishte perfunduar ne janar te 2009, ne mars te 2009, ne tetor te 2009, por fatkeqësisht edhe sot që flasim, informacioni nuk ështe i plotë dhe as në përputhje me standartet e Projektit të Sistemit të Adresave. Materialit të bashkisë i mungojnë mbi 130 rrugë dhe mijëra ndërtesa që kanë korrelacion teknik me to", theksoi Poni. Sipas tij, z. Rama në mungese të plotë të transparencës dhe respektit ndaj shtetit ligjor, ka penguar qëllimisht transmetimin e këtyre të dhënave në Ministrinë e Brendshme për t'u bërë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Adresave. Ai tha se "fillimi i popullimit të njësive vendore, duhet të realizohet pas çertifikimit të punës me materialin GIS dhe me rregulla të qarta lidhur me sasinë e informacionit që kërkohet; cilët persona do ta kryejnë popullimin; si do të menaxhohet informacioni që mblidhet, si transmetohet informacioni etj; procedura këto që për shkak të mosprurjes së informacionit nga Bashkia e Tiranës dhe Bashkia Prrenjas, nuk kanë filluar në asnjë prej bashkive e komunave. Për më tepër, në shkelje të hapur të ligjit dhe garancive kushtetuese për qytetarët shqiptarë z. Rama ka deformuar në mënyrë të paturpshme dhe të rrezikshme për projektin formularin e hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme". "I bëj thirje publike kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se vjen ndonjë ditë në punë dhe administratës së tij, të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, të sjellë dhe çertifikojë punën e bërë sikundër dhjetëra e dhjetëra bashki e komuna, si dhe gjithë procesin e popullimit ta kryejë në standartet më të larta të transparencës, efektivitetit dhe konfidencialitetit të të dhënave të tij", theksoi z/ministri i Brendshem, Poni. /a.ke/
KOMENTE