Prizren, 26 Qershor NOA - Presidenti Topi ka mbërritur paraditen e sotme në Prizren, duke bërë kështu që të nisë punimet Samiti Rajonal, i caktuar të mbahet në Prevallë afër tij, mes presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Ai parashikohet të përfshijë takime bilaterale paraprakisht mes të pranishmëve, ndërsa bëhet me dije se takimi i përbashkët i të katër presidentëve do të mbahet pasdite.
Mikpritës dhe organizator i këtij samiti është presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu., ndërsa tashmë në Prizren kanë mbërritur presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. n.e/NOA