English

Qeveria Italiane Heq Detyrimin E Percaktimit Te Intinerarit Për Transportuesit Shqiptare Ne Territorin Italian

TIRANE 26 Qershor/ATSH, M.Shkurta/-Ministria e Puneve Publike dhe Transportit njoftoi sot se, qeveria Italiane ka vendosur qe te shfuqizojë aktin ministerial që detyronte kamionistet shqiptare qe te mbanin te ashtuquajturen "foglio di prescrizione", i cili nënkupton nje dokument qe percakton itinerarin e udhetimit ne territorin italian. Sipas burimeve të kësaj ministrie, ky dokument perjashtonte mundesine e marrjes se ngarkesave jashte vendeve te destinacionit, ku ne mjaft raste ka shkaktuar kthimin bosh apo me ngarkese jo te plote ne Shqiperi dhe ky shfuqizim përbën një hap të rëndësishëm në lehtësimin e kalimeve të kufirit për kamionistët shqiptarë.Pas nenshkrimit te marreveshjes per njohjen reciproke te lejeve te drejtimit, qeveria italiane ben dhe nje hap tjeter ne drejtim te liberalizimit te procedurave ne fushen e transportit rrugor. Pala italiane ve ne dijeni se si rezultat i nje mbledhjeje nderministeriale te Ministrise se Transporteve, Ministise së Jashtme, Ministrise se Brendeshme dhe Agjensise se Doganave, mbajtur ne Rome se ështe hequr e ashtequajtura "foglio di prescrizione'. Ministria e Puneve publike dhe Transportit shpreh kenaqesine e saj per kete mase te rendesishme ndermarre nga qeveria italiane, qe ishte nje pergjigje e shpejte e negociateve ndermjet dy qeverive perkatesisht ndermjet dy Ministrive te Transportit, që deshmon edhe njehere per nivelin e larte dhe vullnetin e plote per rritjen e metejshme te shkembimeve dhe marredhenieve tregtare midis dy vendeve./a.gj/
KOMENTE