English

Sarandë: Mbi 1000 Festivalistë, Këngë Dhe Valle Për Çamërinë

SARANDË, 26 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Festivali i 4-t i këngës dhe valles për Çamërinë mblodhi mbrëmë qindra artistë nga gjithë hapësira shqiptare, që shpërndanë motive këngësh dhe ritme vallesh me shetitjen e tyre tradicionale në rrugët e Sarandës, për t'u mbledhur si përrenj të një lumi në skenën e madhe të festivalit, ngritur në stadiumin e lojërave me dorë "Aleko Dajko", buzë detit Jon. Me një parakalim kostumesh dhe interpretim të përbashkët motivesh u bë hapja e festivalit, të cilin e përshendeti . kryetari i Bashkisë, Edmond Gjoka, që tek bashkia do të gjejnë një partner serioz për festivalin që prej 4 vjetësh bashkon trojet shqiptare. Presidenti i Unionit të Kombit shqiptar, Azgan Haklaj ngrit siparin e këtij eventi kulturor, që mbështetet nga MTKRS dhe asaj personale të zonjës Liri Berisha, të Tahir Muhedini, Dashamir Tahiraj, Shpëtim Idrizi dhe Bashkia e Sarandës. "Ky festival flet me hapin e Osman Takës, me fjalën e Hasan Tahsinit dhe me dhimbjen e Bilal Xhaferrit", tha Azgan Haklaj, i cili falenderoi për praninë në festival të zëvendësministres së Kulturës së Kosovës, Lirie Kajtaziga. Grupi i valltarëve të qendrës kulturore të Sarandës, i sapo kthyer nga festivali i Sarajevës, ku u nderua me çmim të parë, u ngjit në skenën e festivalit të 4-t të këngës dhe valles për Çamërinë. Në natën e parë, debutuan ansambli "Kemal Azis" nga Vitia, qarku i Beratit, Burimet e Shorit, ansambli "Gajret" nga Bosnja, Besjana Mehmeti e Ardit Stefa, Grupi i Medvegjit dhe ansambli shtetëror i Kosovës. Në 3 netë skenë e këtij festivali, do të ngjiten rreth 1000 artistë të këngës dhe vales burimore nga të gjitha trevat shqiptare. Sot në mbrëmjes, rreth orës 18:00, në ditën simbol të marshimit tradicional të komunitetit çam, do të bëhen homazhe në varret masive të Kllogjerit dhe në kufirin shqiptaro-grek në Qafëbotë, kundër genocidit zervist mbi popullsinë çame./n.m/
KOMENTE