English

Shba - Stuhia Tropikale Aleks Formohet Në Karaibe

MAJAMI, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Një stuhi tropikale mjaft e rrezikshme dhe që njihet me emrin Aleks është formuar në detin e Karaibeve dhe mund të vështirësojë përpjekjet për kontrollimin e shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës, njoftoi sot qeveria amerikane. Sot në orën 09:00 GMT, stuhia, me erëra që arritën shpejtësinë 65 kilometra në orë, ndodhej 355 kilmetra në lindje të Belizes, njoftoi Instituti kombëtar amerikan Hurricane Center me bazë në Majami. Një alarm për stuhi tropikale është në fuqi në bregun lindor të Belizes, gadishulli meksikan Jukatan dhe në ishujt bregdetarë Honduras. Pasi shirave të shumtë në disa vende të Amerikës Qendrore, stuhia mund të drejtohet për në Gjirin e Meksiskë. Aleks pritet të arrijë në gadishullin Jukatan të dielën më mesditë. /I.Pu.
KOMENTE