English

SHBA vendos rregulla të ashpra për bankat, mbron komsumatorët

Uashington, 26 Qershor NOA - Politikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord për vendosjen e rregullave më të ashpra në sistemin bankar amerikan.

Pas një debati maraton 24 orësh, u vendos për ndërmarrjen e masave të cilat synojnë në parandalimin e një tjetër krize globale financiare.

Kështu, thuhet se ky ligj ofron ndryshimet më të thella dhe më të mëdha të rregullave financiare që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 1930, duke nënkuptuar rregulla me të ashpra për aktivitetet e bankave të mëdha dhe mbrojtje të re për konsumatorët.

Ndërkaq, paketa e masave vendos rregulla të reja për Uall Street dhe u jep kompetenca më të mëdha rregullatorëve, ndërsa synon në pengimin e çdo përsëritje në të ardhmen e asaj krize aq të madhe që goditi tregjet globale vitin e kaluar.

Ligji pritet të miratohet nga te dyja Dhomat e Kongresit amerikan javën e ardhshme dhe më pas të dekretohet nga presidenti Obama.

n.e/NOA

KOMENTE