Gjirokastër, 26 Qershor, NOA – Përveçse ka ushtruar dhunë ndaj tij, i ka marrë një qytetari nga Berati edhe shumën prej 500 eurosh në pikën kufitare të Kakavijës.
Kjo ka qenë ngjarja e pazakontë, e kryer nga një polic i kësaj pike kufitare, që e ka detyruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të ndërmarrë aksionin e arrestimit në flagrancë të tij.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave, i ndaluari është inspektori me inicialet K.B. nga Gjirokastra, me detyrë operator në stacionin e policisë kufitare të Kakavijës.
Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ky punonjës policie ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, parashikuar nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal.
Dhe kjo, sepse ky punonjës policie dyshohet se i ka marrë një qytetari nga Berati në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës shumën rreth e00 Euro dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje po vazhdojnë dhe grupi hetimor po angazhohet për zbulimet e detajeve të plota rreth saj.
n.e/NOA