Tiranë, 26 qershor, NOA, Milena Selimi - Shtëpia Botuese “Skanderbeg” premton se do të sjellë dhe shkrimtarë të tjerë po aq të njohur si Pamuku në Shqipëri.
Kuptohet se Shkrimtarë të tillë si Orhan Pamuk janë natyrshëm një përjashtim: ai jeton thjesht në një vend në Stamboll dhe ka interesa speciale tek Shqipëria dhe kështu ekzistonte në të gjitha elementët dëshira për ta sjellë atë për vizitën në Shqipëri, është thënë nga ata në një intervistë të fundit.
Kurse për sa i përket, autorëve të tjerë është shumë e vështirë: Kuptohet për shitjet, atyre më shumë u intereson të bëjnë një tur në SHBA.
Gjithsesi, ata po përpiqen. “Por, ka disa autorë që madje as edhe nuk udhëtojnë siç është për shembull Elfriede Jelinek, nga e cila, meqë ra fjala, ne kemi shitur më shumë libra të saj në Shqipëri sesa janë shitur në Turqi. Ne gjithsesi do të ftojmë dhe më shumë autorë në Shqipëri. Mendohet të ftojmë Ian McEwan, një nga shkrimtarët e sotëm më të njohur në Angli.
Për fat, atij i pëlqen marshimi/alpinizimi (hiking) kështuqë ne do t’i çojmë një informacion për rrethinat e mrekullueshme të Thethit. Dhe, vizita e Tessa de Loo (Miq tek Ali Pasha) ka qenë një sukses, me një tërheqje të madhe të medias.
Nëse ne duhet ti paraqesim libra të mirë lexuesit shqiptar duhet që të jenë edhe me vizitën e autorëve të ndryshëm, ne sigurisht që do e bëjmë.
Disa nga autorët tanë janë vërtetë të mëdhenj (Murakami, që po botojmë, p.sh. shiti mbi një 1 milion libra me librin e tij të fundit në Japoni!), por neve na duhej fillimisht t’i shpjegonim se ku ndodhej Shqipëria gjeografikisht”. Por gjithashtu dhe Murakami ka rënë dakord për një intervistë në të ardhmen e afërt: Ai është një shkrimtar me famë ndërkombëtare: çdokush i do shkrimet e tij dhe ai sot është kudo, si p.sh. në stivën e lartë të librarive në aeroportet ndërkombëtare, sipas tyre.
m.s/NOA