English

Sport-Boks/ Nuri Seferi Rikthehet Në Ring Për Titullin Evropian

TIRANË, 26 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Boksieri 33 vjeçar, Nuri Seferi, nga Gostivari i Maqedonisë, do të luftojë sonte për titullin WBO të Europës në "Stadthalle" Vjenë të Austrisë. Nuri Seferi do të përballet me gjeogjianin Sandro Siproshvili në një duel 12 ruandësh të vlefshëm për titullin vakant të Europës për Federatën WBO. Ky është titulli më i madh për të cilin ka luftuar boksieri shqiptar Seferi në 33 sfida profesioniste, ku ka dalë 27 herë fitues nga ringu. Nuri Seferi ka shanse të mëdha për ta fituar këtë titull, pasi ka më tepër eksperiencë se kundërshtari. Në të kaluaren, ai ka qëndruar në ring me kampionin aktual në botës Marco Huck, me ish-kampionin e peshave të rënda Herbie Hide si dhe me Denis Baktov e Taras Bidenko, të gjithë këta boksiere me famë të madhe në mbarë botën e boksit. Në të njejtën mbrëmje do të ngjitet në ring edhe vëllai më i ri i Nuriut, Sefer Seferi, i cili bokson po ashtu në "Cruiserëeight". Sefer Seferi në 10 ndeshjet e zhvilluara profesioniste është i pamposhtur, 9 nga 10 kundërshtarët e tij i ka ndalur para kohe kurse njërin e ka mposhtur bindshëm me poena. Sefer Seferi do të luftojë kundër Adnan Buharalija nga Bosnja, dueli i tyre është e caktuar për 12 raunde dhe është i vlefshëm për titullin WBF Interkontinental në peshat "Cruiser". Ky do të jetë dueli i parë profesionist për Sefer Seferin, por jo i fundit, sepse ai ka kapacitete akoma më të mëdha. Rivali i Sefer Seferit, Adnan Buharalija, ka një karrierë shumë më të gjatë në boksin profesionist, ka gjithsejt 31 ndeshje të zhvilluara dhe 21 fitore. Sefer e Nuri Seferi janë padyshim vëllezërit më të suksesshëm shqiptarë në boks dhe prezantohen gjithnjë me ngjyrat kuq e zi në ring. /a.ke/
KOMENTE