Sport-Botëror/ Uruguaji Kërkon Rikthim Tek Lavdia Përballë Koresë Së Jugut
TIRANË, 26 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Starton sot raundi i 1/8-ave në Kupën e Botës "Afrika e Jugut 2010", ku ekipet do të luajnë me eleminim direkt.
Në ditën e parë luhen sfidat Uruguaj-Kore e Jugut dhe SHBA-Ganë. Në orën 16:00 Uruguaji i kualifikuar si i pari në grupin A, do të ketë një sfidë të vështirë përballë Koresë së Jugut. Sulmuesi i Urugait Forlan ka premtuar kualfikimin e ekipit të tij në fazën tjetër ndërkohë që kërkon ta rikthejë Uruguajin në lavdinë e dikurshme.
Ndërsa, kapiteni i Koresë së Jugut, Ji-Sung Park, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të përsërisin suksesin e vitit 2002 dhe të arrijnë në gjysmëfinale.
"Ne nuk kemi ndonjë mendim se sa larg mund të shkojmë. Por në vitin 2002, ne arritëm në gjysmëfinale dhe nuk mendoj se ishte për shkak se luajtëm në fushën tonë. Ne do të bëjmë më të mirën për të dëshmuar se ajo nuk ishte arsyeja prapa suksesit".
"Unë nuk mund ta krahasoj këtë ekip me atë të vitit 2002. Ai ishte ekipi më i mirë në historinë tonë. Por, ky ekip i vitit 2010 është duke u përmirësuar dhe ne kemi arritur në fazën e 1/8-ave. Pas Botërorit do ta krahasojmë ekipin e këtij Botërori me atë të kaluar dhe të shpresojmë se jemi përmirësuar", ka thënë Park.
- Ndeshjet e fazës së 1/8-ave në Botëror
Uruguai - Kore e Jugut 26/6 16:00
SHBA - Ganë 26/6 20:30
Gjermani - Angli 27/6 16:00
Argjentinë - Meksikë 27/6 20:30
Hollandë - Sllovaki 28/6 16:00
Brazil - Kili 28/6 20:30
Paraguai - Japoni 29/6 16:00
Portugali - Spanjë 29/6 20:30
/a.ke/