English

"The Guardian'': Greqia Shet Ishuj Për Të Shpëtuar Ekonominë E Saj

LONDËR, 26 qershor /ATSH/ - Greqia po përgatitet të shesë ose të ofrojë me qera afatgjata disa prej 6 000 ishujve në territorin e saj, në tentativën dëshpëruese për të paguar borxhin e madh shtetëror, shkruante dje gazeta londineze "The Guardian". Gazeta shton se një nga vendet që do të mund të ofrohen për shitje është një pjesë e ishullit Mikonos, që është një prej zonave kryesore turistike në Greqi. Ndërkohë, për ishullin Rodos janë të interesuar investitorët rusë dhe kinezë, ndërsa mes tyre, thuhet se është edhe miliarderi rus, Roman Abramoviç. ''Greqia vendosi marrjen e kësaj mase për shkak të faktit se muajin e kaluar ishte e detyruar që të marrte nga BE-ja dhe FMN-ja një kredi prej 110 miliardë eurosh. Nga 6 000 ishuj që ka shteti balkanik, vetëm 226 prej tyre janë të banueshëm./ a.jor.
KOMENTE