English

Topi Dekreton Emërime Gjyqtarësh Në Disa Gjykata Të Vendit

TIRANË, 26 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dekretoi të premten emërimin e disa gjyqtarëve në disa gjykata të vendit. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Zeta Terpollarit, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnje, të Engjëllushe Tahirit, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, të Gentiana Xhelilit, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë. Gjithashtu, Presidenti dekretoi dhe emërimin e Alma Kodraliut, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec, të Alma Zhupës, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës, të Ornela Naqellarit, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, të Bib Ndrecës, gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë dhe Rezarta Paja, gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet./a.s//a.ke/
KOMENTE