English

Usgs: Tërmet I Fuqishëm Në Afërsi Të Ishullit Indonezian Java

XHAKARTA, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë sipas disa sizmologëve indonezianë dhe 5.8 sipas shkencëtarëve amerikanë, tronditi sot një rajon në afërsi ishullit Java, ndërkohë që deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme apo alarm për cunami. Tërmeti ndodhi rreth orës 09:50 GMT, rreth 118 kilometra në jugperëndim të Tasikmalajsa, qytet në perëndim të Javës në një thellësi prej 34 kilometrash, sipas agjencisë indoneziane të vëzhgimit gjeofizik dhe meteorologjike, që përcaktoi magitudën prej 6.3 ballë. Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik, (USGS) njoftoi se kishte regjistruar një magnitudë prej 5.8 ballë. "Tërmeti ndodhi në det dhe ka mundësi të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen e ishullit'', njoftoi një zëdhënës i agjencisë indoneziane. Indonezia ndodhet në "brezin e zjarrit" të Paqësorit, ku aktiviteti vullkanik dhe sizmik është jashtëzakonisht i fuqishëm./ /i.p/
KOMENTE