English

Zbulohet opium në Devoll, shpallet në kërkim 18 vjeçari

Korçë, 26 qershor, NOA – Nuk ka gjetur vend më të sigurt sesa oborri shtëpisë së tij për të mbjellë opium dhe hashash një 18 vjeçar nga Devolli i Korçës. Shtetasi P. Diçe është shpallur në kërkim dje nga Policia e Korçës me akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranishtë të komunës Progër të rrethit Devoll. Policia është sinjalizuar se familja Diçe kishte kultivuar një sasi hashashi dhe pas një kontrolli të zonës, në oborrin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur 15 bimë.

Sipas policisë bimët ishin me lartësi 40 deri 1.65 cm. Po ajo që ka befasuar forcat e policisë ka qenë dhe fakti se veç hashashit, 18 vjeçari kish mbjellë dhe disa bimë me opium. Kjo bimë përdoret për nxjerrjen e heroinës. Sipas policisë kanë qenë 3 bime të ngjashme me opiumin, të cilat kanë qenë në fazën e zhvillimit.

Policia ka shpallur në kërkim 18 vjeçarin dhe po heton për tregun ku ishte destinuar lënda narkotike.

NOA

KOMENTE