English

Afganistan - Të Paktën Dy Ushtarë Amerikanë Të Vrarë Nga Sulmet E Rebelëve

KABUL, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën dy ushtarë amerikanë u vranë sot gjatë një sulmi me rebelët në lindje të Afganistanit, njoftoi komandanti i NATO-s në Afganistan duke e çuar në 93 numrin e ushtarëve të vrarëve që prej fillimit të muajit. Një ditë më parë, gjashtë ushtarë të forcave të NATO-s duke përfshirë dhe një çminues polak humbën jetën nga shpërthimi i bombave artizanale në jug dhe lindje të Afganistanit. Dhe Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi vdekjen e një ushtari si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Ushtari ishte plagosur që prej dy javësh. Me 93 ushtarë të vrarë në 27 ditë, qershori është muaji më i përgjakshëm në tetë vjet e gjysmë luftë për forcat ndërkombëtare, ku dy e treta e tyre janë trupa amerikanë./ /ec/
KOMENTE