Bloomfontein, 27 qershor, NOA - Gjermania ka shkatërruar Anglinë me rezultatin 4 me 1 dhe kjo në një ndeshje të mbushur plot emocione, raste dhe një lojë të shkëlqyer të zhvilluar nga të dyja ekipet.
Djemtë e Loew, kaluan të parët në avantazh falë golit të realizuar nga Klose në minutën e 20 të pjesë së parë, rezultat, i cili u dyfishua nga Podolski në të 32.
Më pas anglezët shkurtuan diferencën me anë të Upson.
Për tu theksuar është se Lampard arriti të barazonte shifrat, por goli nuk u dha nga gjyqtari i ndeshjes, ndërsa topi hyri brenda rrjetës, së paku një gjysmë metri.
Barazimi me siguri do të kishte ndikuar në rezultatin e ndeshjes.
Megjithatë në pjesën e dytë ishin sërish gjermanët, të cilët me anë të sulmuesit të Bajernit, Muller, thelluan rezultatin në 4 me 1, duke vënë firmën mbi këtë fitore dhe duke fituar të drejtën e kualifikimit në çerekfinalet e këtij Botërori.
Kështu pas 44 vjetësh, qëllimi hakmarrës ndaj golit të mos akorduar në finalen e Botërorit të vitit 1966 nga Hurst, më në fund është realizuar.
r.b/NOA