Afrikë e Jugut, 27 Qershor NOA - Mesfushori i Realit të Madridit, Xabi Alonso ka dalë i dëmtuar nga ndeshja e fundit e Spanjës në përballjen kundër Kilit, ndeshje e cila u fitua nga djemtë e Del Bosque.
Si pasojë e këtij dëmtimi, Alonso është në dyshim për një të tetat e finaleve, ku skuadra e tij do të ketë një sfidë të vështirë kundrejt Portugalisë.
“Jemi tepër optimist për gjendjen e lojtarit, shpresojmë që rikuperimi i tij të vijë në kohën e duhur”, - këto ishin fjalët e mjekut, përgjegjës në stafin e tyre të skuadrës spanjolle.
r.b/NOA