Klinë, 27 qershor- Isa Veselaj, 40 vjeç ka mbetur i vdekur ndërsa 8 persona tjerë janë palgosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Prishtinë-Pejë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës. Sipas njoftimi të Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, në ketë aksident me fatal janë përfshirë një veture “Mercedes” dhe një automjet transportues , kamionçinë me targa të Pejës.
Personi që ka humbur jetën, Veselaj, është nga fshati Gllarevë i Klinës, dhe ka qenë me profesion mjek, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe motra e tij dhe fëmijët e saj.
Në mesin e të lënduarve janë 3 fëmijë. Shoferi i kamionçinës është arrestuar nga policia.
NOA