Axhenda Ndërkombëtare 27 Qershor 2010
----------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
TORONTO - Monitorimi i samitit të G20-s pas dhunës së shkaktuar gjatë manifestimeve anti-G20.
BLOEMFONTEIN/JOHANESBURG - Vazhdon finalja e tetë e Kampionatit Botëror të futbollit ku do të luhen ndeshjet Angli - Gjermani dhe Argjentinë-Meksikë.
TË TJERA
---------------
OCH/BISHKEK - Qendrat e votimit u hapën sot në Kirgistan për zhvillimin e referendumit për Kushtetutën e re, të gjykuar si e domosdoshme nga qeveria e përkohshme pas dhunës ndëretnike që përfshiu pjesën jugore të këtij vendi të Azisë Qendrore.
NJU ORLINS - Ndjekje e situatës pas ndotjes nga nafta të Gjirit të Meksikës shkatuar nga shpërthimi i platformës, ''Deepwater Horizon''.
KONAKRY - Votim historik në Guine për zgjedhjet e para presidenciale të lira në histori që prej pavarësisë së vendit në vitim 1958.
VARSHAVË - Debat televiziv mes Komorowski dhe Kaczynski në kuadër të fushatës presidenciale.
TEL-AVIV - Vizitë në Izrael e shefit amerikan të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, admiralit Michael Mullen./
/ec/