English

Bosnje - Një I Vrarë Dhe Gjashtë Të Plagosur Nga Një Shpërthim Në Një Komisariat Policie

SARAJEVË, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën një polic u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga një shpërthim në një komisariat policie në pjesën qendrore të Bosnje-Hercegovinës, theksoi një zyrtar policie. ''Policia arrestoi disa persona qe mendohen të jenë shkaktarët e këtij shpërthimi'', sipas radios kombëtare BHR1. ''Në momentin e ngjarjes, në ndërtesë ndodheshin rreth 20 policë'', shtoi i njëjti burim. "Një polic humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën'', deklaroi një zyrtar policie./ /ec/
KOMENTE