English

Bosnje - Tre Të Arrestuar Pas Shpërthimit Në Një Komisariat Policie

BUGOJNO, 27 qershor /ATSH-TANJUG/ - Policia e Bosnje-Hercegovinës arrestoi sot Haris Çausheviç dhe dy persona të tjerë me akuzën për terrorizëm, pasi ata kishin aktivizuar një mjet shpërthyes pas një komisariati policie në Bugojno, që shkaktoi vdekjen e një oficeri policie. Çausheviç u përpoq të largohej nga skena e ngjarjes, por u arrestua menjëherë dhe aktualisht gjendet i ndaluar në Bugojno, ku pranoi edhe krimin. Një i dyshuar i katërt nuk është arrestuar ende. Të paktën një polic u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën sot nga një shpërthim në një komisariat policie në pjesën qendrore të Bosnje-Hercegovinës. Në momentin e ngjarjes, në ndërtesë ndodheshin rreth 20 policë./ a.jor.
KOMENTE