English

Bruksel - Barroso: Brazauskas Një Burrë I Hekurt Shteti

BRUKSEL, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso i bëri sot homazhe ish-presidentit lituanez, Algirdas Brazauskas, i cili vdiq dje, duke përshëndetur kontributin e tij për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. "Kam bashkëpunuar ngushtë me Brazauskas dhe ai ishte një burrë i hekurt shteti që u angazhua në mbështetje të projekteve tona evropiane'', konfirmoi Barroso në një komunikatë. "Si president dhe kryeministër, Algirdas Brazauskas kontriboi në integrimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian'', shtoi Barroso, i cili ndodhet në Kanada për samitin e G20-s./ /ec/ a.jor.
KOMENTE