Tiranë, 27 qershor, NOA – Situata ekonomike është kthyer në qendër të deklaratave politike të Partisë Socialiste. Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati u shpreh sot se politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria po shkatërrojnë ekonominë.
“Shteti shqiptar asfikson ekonominë dhe biznesin vendas, sepse qeveria Berisha nuk paguan dot detyrimet që i ka sipërmarrjes vendase: borxhe për punime të kryera dhe shërbime të ofruara që nuk financohen edhe pasi ato janë përfunduar”, u shpreh Bushati.
Bushati reagoi dhe për deklaratat e djeshme të zyrtarëve të Ministrisë së Financave për krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Sipas tij ministria duhet të respektojë kontratat me firmat që kanë marrë përsipër kryerjen e punimeve.
“Ministria e Financave në vend që të fabrikoj përgjigje absurde ndaj opozitës, bën mirë t'i përgjigjet me likuidim firmave dhe të respektoj detyrimet ligjore dhe financiare që ka: në afat dhe me përgjegjësi maksimale”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër ai theksoi se qeveria nuk mund të jetë korrekte në financimin e biznesit shqiptar, sepse ajo nuk ka para në arkën e shtetit. “Gropa e zezë e buxhetit të shtetit thith fondet e destinuara për pagesat dhe financimet e investimeve në vend”, u shpreh sot në një konferencë për mediat Bushati.
NOA