English

CIA: Irani ka uranium të mjaftueshëm për të prodhuar dy bomba atomike

SHBA, 27 Qershor NOA - “Irani ka uranium të mjaftueshëm për të prodhuar dy bomba atomike”.

Kështu ka deklaruar shefi i CIA-s, Leon Panetta, në një intervistë të dhënë për ABC. Panetta shtoi se Teherani, në qoftë se dëshiron, mund të ketë pajisjen në dispozicion brenda dy viteve.

Kreu i CIA-s ka theksuar se Iranit mund t’i duhet një vit për të prodhuar bombën dhe një vit tjetër për të zhvilluar një sistem operativ për të përdorur këtë armë.

I pyetur rreth Afganistanit, shefi i CIA-s ka deklaruar se ai e sheh vendin në “përparim”, por lufta është “më e vështirë dhe më e ngadalshme” seç pritej.

“Kanë humbur gjurmët e Bin Laden”, deklaroi Panetta.

Shërbimet e inteligjencës të SHBA-ve, kanë disa vjet që kanë humbur gjurmët e Osama bin Laden.

Panetta tha se informacionet e fundit të liderit të Al-Kaedës, lidhen me fillimin e dekadës së fundit, atëherë kur Bin Laden u spostua nga Afganistani në zonat fisnore të Pakistanit. “Osama Bin Laden, pas tragjedisë së 11 shtatorit është fshehur padyshim shumë mirë në zonat fisnore të Pakistanit, në një tokë që është ndoshta më e vështira në mbarë botën”, - tha numri një i CIA-s, në intervistën e tij të parë me një televizion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

r.b/NOA

KOMENTE