Toronto (Kanada), 27 qershor, NOA - Mijëra protestues kanë marshuar dje dhe sot në qendër të Torontos, duke u vënë zjarrin makinave të policisë dhe shkatërruar dyqane në kundërshtim të samitit të G-20.
Anarkistët u shkëputën nga ai që pritej të jetë parakalim i qetë, dhe filluan sulmet në dy pjesë të qytetit.
Policia tha se ka arrestuar më shumë se 150 vetë ndërkohë që ka pasur mjaft dëme materiale. Disa protestues kanë dal nga turma dhe kanë filluar të godasin dyqanet dhe makinat. Më pas ka ndërhyrë policia.
NOA