Los Angelos, 27 qershor, NOA - Dorëza e kristaltë, të cilën Majkëll Xheksoni e mbajti në vitin 1984 gjatë "Turneut të Fitores", është shitur në ankand në Las Vegas për 190 mijë dollarë.
Dorëza me kristale të llojit Swarovski, ishte pjesë e trashëgimisë së Xheksonit që doli në shitje me rastin e një vjetorit të vdekjes së këngëtarit.
Dorëza, të cilën e bleu një grua nga Los Anxhelesi, u shit për dhjetëfishin e vlerës fillestare.
NOA/RFE