English

Durres: Permiresohet Moti Dhe Kushtet Detare

DURRES, 27 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Situata metereologjike në rajonin detar të Durrësit sot do të karakterizohet nga moti i mirë me erë të lehtë dhe me temperatura të ulta krahasuar me mesataren stinore, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Deti do të jetë i qetë duke favorizuar lundrimin normal të anijeve si dhe shfrytëzimin e tij prej pushuesve të shumtë që pritet të mbërrijnë në plazhin më të madh të vendit të dielën e fundit të muajit qershor. Kushtet detare dhe moti janë përmirsuar ndjeshëm gjatë tre ditëve të fundit, ndërsa temperaturat e ajrit vazhdojnë të jenë të ulta dhe në mesditë nuk i kalojnë kuotat e 22-24 gradë Celsius. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar tashmë në kalatat përkatëse. Megjithëse është ditë pushimi, do të vazhdojë edhe sot përpunimi i disa prej anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë, ndërsa kanë dalë në gjueti rreth 15 motopeshkatore të sektorit të Durrësit, u shprehën burimet e kapitenerisë. /a.ke/
KOMENTE