English

Ekon - Be: G20-Ta E Gatshme Të Vendosë Objektivat Për Reduktimin E Deficiteve

TORONTO (Kanada), 27 qershor /ATSH-AFP/ - Grupi i 20 fuqive të para botërore (G20) do të vendosë sot objektivat për reduktimin e deficiteve, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që Kanadaja, mikëpritëse e takimit, theksoi se deficitet mund të reduktohen deri në vitin 2013. "Fakti që G20-ta është e gatshme të pranojë objektivat është inkurajues'', nënvizoi në një konferencë shtypi presidenti i komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso. "Kjo është një provë e vullnetit të mirë për koordinimin e politikave'', shtoi ai. Propozimi për reduktimin e deficiteve buxhetore deri në vitin 2013 u bë nga kryeministri kanadez, Stephen Harper. Ky propozim parashikon të nxisë Evropën të rifillojë sa më shpejt një kontroll të sigurt mbi financat publike dhe ato të SHBA-së dhe Japonisë. ''Fakti për të arritur një kompromis të tillë dëshmon angazhimin e Evropës për reduktimin e deficiteve'', theksoi në një konferencë shtypi presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy./ /ec/
KOMENTE