Ekon - G20-A E Gatshme Për Strategji Të Përbashkët Për Uljen E Shpenzimeve Buxhetore
TORONTO, 27 qershor /ATSH-MIA/ - Liderët e G20-s shprehën gatishmërinë për miratimin e një strategjie të përbashkët për pakësimin e shpenzimeve buxhetore, deklaroi zëvendëskryeministri rus, njëkohësisht ministër i Financave, Aleksei Kudrin.
Sipas tij, prej vitit të ardhshëm, vendet më të zhvilluara do të fillojnë me uljen e deficiteve buxhetore. Deri në vitin 2013 këto vende do t'i pakësojnë shpenzimet në buxhetet për rreth 50 për qind në raport me nivelin aktual.
"Deri në këtë qëndrim u arrit me vështirësi, sepse pati mendime se tani nuk është koha për uljen e deficiteve dhe se duhet të mbështetet konsumi për nxitjen e zhvillimit ekonomik", theksoi Kudrin, i cili shoqëron presidentin rus, Dmitri Medvedev në Samitin e G20-s në Toronto.
"Kjo zgjidhje e përbashkët do t'u mundësojë qeverive të zhvillojnë politikat e duhura ekonomike", theksoi Kudrin./
a.jor.