English

FIFA: 452 kontrollet antidoping, rezultuan negative

Johannesburg, 27 qershor, NOA – Të gjitha kontrollet antidoping të futbollistëve pjesëmarrës në Botërorin e Afrikës së Jugut kanë rezultuar negative.

Këtë deklaratë e ka lëshuar FIFA, e cila përpara dhe gjatë ditëve të botërorit ka kryer plot 452 kontrolle të hollësishme për antidoping, dhe nuk ka gjetur asnjë futbollist të rezultojë pozitiv ndaj substancave të palejuara.

Profesor, Jiri Dvorak, shefi i ekipit mjekësor të FIFA-s, tha sot se “kemi ndjekur 256 kontrolle antidoping përpara nisjes së kampionatit botëror të futbollit dhe 196 kontrolle gjatë këtij kompeticioni botëror, gjithsej pra 452 kontrolle, dhe që të gjitha rezultuan negative”, shpjegoi në konferencë për shtyp në johanesburg, eksperti i FIFA-s.

mit/NOA

KOMENTE