Milano, 27 qershor, NOA - Cila është formula për një çift të lumtur? Sipas seksologut Uilly Pasini, profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Milanos, duhet të jeni të duruar, të dini të prisni dhe të dini të falni, por edhe të mos e fshihni gjithmonë “agresivitetin”. Sipas tij ndonjë “shkundje” herë pas here bënë mirë.
“Çifti që ka jetë të gjatë është ai që mëson sesi të shpreh në një farë nivei agresivitetin, por pa lënë që të shpërthejnë emocionet negative” thotë Pasini.
Ai shton se nuk duhet çuar konflikti në maksimum, por duhet rregulluar agresiviteti në funksion të lidhjes.
Karakteristika e çiftit të lumtur është se në di të dashurojë duke pritur edhe një sjellje gjithnjë e më të vështirë. Pasini shton se në epokën e sotme çdo gjë të shtyn të jetosh me emergjencë.
“Kjo urgjencë na bënë që ta jetojmë realitetin si turist”, thotë Pasini. Më pas ai shton se kjo mënyrë sjellë duke pasur gjithmonë presionin e kohës na bërë që të shpërdorojmë kohën të tjerëve që na rrinë afër.
Por në fund seksologu i njohur thotë se një element i rëndësishëm i një çifti të lumtur është se ai duhet të dijë të fal.
NOA