English

Kanada - Policia Arreston Rreth 500 Persona Pas Protestave Të Dhunshme Gjatë Samitit Të G20-S

TORONTO, 27 qershor /ATSH-AFP-MIA/ - Rreth 500 persona janë arrestuar në Toronto, ku po zhvillohet samiti i vendeve të G20-s, pas protestave të dhunshme të organizuara dje. Përleshjet nisën gjatë një manifestimi paqësor dhe sipas policisë, protestuesit filluan më pas të thyejnë xhamat e vitrinave, çka solli edhe reagimin e forcave të ruajtjes së rendit bdaj personave të dhunshëm. Ndërkohë, Japonia deklaroi se Kina duhej të ishte ftuar në këtë samit, kështu që do t'i takojë Francës, vendi ku do zhvillohet samiti i ardhshëm, që ta ftojë apo jo Pekinin./ a.jor.
KOMENTE