Kabul, 27 qershor, NOA - Presidenti afgan Hamid Karzai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mos kritikojë më vendin e tij për tregtinë e drogës. “Është e vërtetë se Afganistani ka një problem droge, - tha Karzai në Kabul, gjatë një aktiviteti në kuadër të ditës botërore kundër drogave, - por përgjegjës për këtë problem është bota e jashtme dhe krimi i organizuar.
Karzai u bëri thirrje vendeve fqinje për një luftë më të ashpër kundër kontrabandës së drogës nga vendi i tij.
Vetë Afganistani nuk ka mjete të mjaftueshme për t'i bllokuar plotësisht kufijtë për keqbërësit.
Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i heroinës. Udhëheqja në Kabul kritikohet se nuk vepron sa duhet kundër kultivimit të bimëve të drogës.
NOA/DV