English

Kirgistan - Referendumi Miraton Kushtetutën E Re Të Vendit

OSH (Kirgistan), 27 qershor /ATSH-AFP/ - Zgjedhësit kirgizë votuan në favor të një kushtetute të re të vendit gjatë referendumit të sotëm, njoftoi presidentja e përkohshme e vendit, Roza Otunbajeva. "Kkushtetua e re u miratua, pavarësisht sulmeve të egra të opozitës'', deklaroi Otunbajeva për shtypin, dy orë pas përfundimit të votimit. ''Në referendum morën pjesë 65,1 për qind e zgjedhësve'', shtoi ajo. Kushtetuta e re shmang përqendrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm./ a.jor.
KOMENTE