Gomez Palacio (Meksikë), 27 qershor, NOA - Nëntë njerëz raportohet se janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur sulmuan një qendër rehabilituese nga droga.
Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi mbrëmë vonë në qytetin Gomez Palacio. Të gjitha viktimat, përfshirë pronarin e qendrës, janë meshkuj, tha zyra e prokurorit lokal.
Motivi i krimit po hetohet. Një qendër e ngjashme rerabilitimi u sulmua në fillim të qershorit në shtetit Çiuahua, kur u vranë 19 njerëz në atë që besohet të jetë larje hesapesh ndërmjet bandave rivale të drogës.
NOA