Johanesburg, 27 qershor, NOA – Faza e dytë e Kampionatit Botëror të Futbollit “Afrikë e Jugut” 2010 do të sjellë sot një nga ndeshjet që është cilësuar si finalja e parakohshme. Dy nga skuadrat më të mira Europiane, Anglia dhe Gjermania do të ndeshen sot në qytetin e Afrikës së Jugut Bloemfontein, në Free State Stadium.
Ndeshja do të luhet në orën 16:00 dhe arbitër do të jetë uruguaiani Refere Jorge Larrionda. Ndeshja tjetër e fazës së dytë për ditën e stome është ajo mes Argjentinës dhe Meksikës.
Kjo ndeshje do të luhet në Johanesburg në orën 20:30 dhe do të arbitrohet nga italiani Refere Roberto Roseti.
Të gjitha ndeshjet e raundit të dytë duhet të kenë një fitues, kështu që nëse ndeshjet janë barazim gjatë 90 minutave lojë dhe shtesës, atëherë fituesi do të dalë nga penalltitë.
Ndeshja më e veçantë cilësohet ajo mes Gjermanisë dhe Anglisë. Të dy ekipet janë rivale historike. Anglia mundi Gjermaninë 44 vjet më parë në vitin 1966 duke fituar titullin e vetëm të Kupës së Botës. Por Gjermanët mundën Anglinë në çerekfinalen e Kupës Evropiane në vitin 1996 dhe në vitin 1990 për Kupën e Botës.
NOA