Vatikan, 27 qershor, NOA – Papa Benedikti i 16-të, shprehu sot solidaritet ndaj peshkopëve belgë, duke i quajtur për të ardhur keq dhe befasuese hetimet e gjyqësorit në Belgjikë.
Ja si i shkruajti sot Papa, në një mesazh dërguar Presidentit të Konferencës Episkopale, Belge, Andre-Jozef Leonard.
“Në këtë moment të trishto, dëshiro t’ju shpreh solidaritetin tim, vëlla i dashur i Peshkopatës dhe të gjithë peshkopëve të Kishës belge, për të gjitha akuzat të cilat janëe vërtet për të ardhur, me të cilat shteti ka hetuar në katedralen e Mechelen, e në Selinë ku duhej të ishte mbledhur Peshkopata Belge”, shkruan Papa Benedikti i 16-të.
Papa, nënvizoi se peshkopët ishin mbledhur në një sesion plenar, ku do të diskutohej edhe për aspektet ligjore të abuzimeve me të mitur nga ana e klerikëve.
Benedikti i 16-të, shpreson në mesazhin e tij, se edhe në rastet e pedofilisë në Belgjikë, drejtësia duhet të bëjnë detyrën e saj, por duke respektuar autonominë e Kishës.
Mesazhi i Papës në mbështetje të peshkopëve belgë vjen pikërisht në kohën kur drejtësia belge ka ushtruar kontroll dhe hetim në mjediset e Arqipeshkëvisë në Mechelen, në Bruksel.
mit/NOA